E Hënë, 2 Nëntor 2026

Egnatia barazon në Champions/ Zigjelbrit përballje pozitive ndaj Petrocub në transfertë

Egnatia mori një rezultat pozitiv në transfertë, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, duke barazuar 1-1 me Petrokub.

Në stadiumin “Zimbru”, kampionët e Shqipërisë arritën të shmangin humbjen, edhe pse luajtën të gjithë pjesën e dytë me një futbollist më pak.

Moldavët kaluan shume shpejt në avantazh me Popeskun, pas gabimit te Aleksit.

Reagimi i zigjelbërve erdhi në minutën e 35-të, kur Kryeziu riktheu baraspeshën.

Pak para pushimit, kapiteni Aleksi u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, Petrokubi ushtroi presion të vazhdueshëm, por Dajsinani bëri disa pritje vendimtare për të ruajtur rezultatin.

Kualifikimi në raundin pasardhës do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›