“Egnatia” eliminohet nga Liga e Kampionëve

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ “Egnatia” ka përfunduar udhëtimin në Ligën e kampionëve. Skuadra kampione e Shqipërisë është mundur me rezultatin 5-0 në Islandë kundër
“Breidablik”.
Edhe pse ndeshja e parë u fitua nga “Egnatia” me rezultatin 1-0, në sfidën e kthimit, të besuarit e trajnerit Edlir Tetova pësuan pesë gola dhe shfaqën brishtësi të mëdha përballë një kundërshtari që tronditi katër herë portën e rrogozhinasve në 38 minuta lojë.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e katër golave nga vendasit, ndërsa në të dytën ata realizuan dhe të pestin, ndërsa Egnatia nuk ia doli dot të shënonte golin e nderit. Kështu Kampionët e Shqipërisë e mbyllin që në turin e parë aventurën e tyre në Champions, teksa do të kalojnë në kualifikueset e Conference League, aty ku do të ndeshet me skuadrën humbëse nga dueli Dinamo Minsk – Ludogorets. /r.e/