E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia nis rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në transfertë me ekipin e Petrocub

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Egnatia nis sot rrugëtimin në UEFA Champions League.

Kampionët e Shqipërisë do të përballen ndaj Petrocub, skuadra kampione e Moldavisë, në orën 19:00 në stadiumin “Zimbru”.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe synimi i vetëm është fitorja, për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League.

Skuadra është përforcuar me elementë të rinj, duke ruajtur edhe bazën e lojtarëve, ndërsa ka zhvilluar një fazë përgatitore intensive në Bullgari, të cilën e ka mbyllur me sukses.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›