E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia, trajneri Dede: Treguam se kush jemi

“Treguam se kush jemi”. Trajneri i Egnatias, Nevil Dede nuk e fsheh gëzimin për paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e parë në fazën e grupit të Conference League, për barazimin 1-1 të arritur përballë danezëve të Midtjylland në “Elbasan Arena”.

“Realisht e dinim se ishte një kundështar i vështirë, e respektonim, nuk e kishim frikë. Besoj se çdo gjë që kemi punuar me djemtë rezultoi e saktë. Më vjen keq për golin e pësuar, sepse e kishim punuar. Duhet të pranojmë kualitetin, cilësinë, eksperiencën e tyre Europiane. Por unë jam krenar dhe do flas më shumë për djemtë. Nuk di nga t’ia filloj për çunat. Ajo që më pëlqeu më shumë është që nuk vuajtëm fizikisht. Me raste mund të jemi të barabartë, me zotërim ata janë më të fortë se ne. Shifrat nuk tregojnë realisht nivelin tonë”.

“Nuk e përcaktojnë dot nivelin tonë as ata, ekip kaq me buxhet të madh dhe me histori. Ne treguam se kush jemi, dinjiteti, personaliteti, sa mirë dimë të luajmë edhe futboll. Ata kanë eksperiencë shumë të madhe Europiane, ne jemi në hapin e parë, e rëndësishme është që nuk gabuam. Vetëm 1 humbje kemi, kjo më bën të jem optimist dhe ta shikoj gotën gjysmë plotë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›