E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekipi shqiptar merr vlerësime në konkursin e pikturës “Small Montmartre of Bitola”

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Sot është dita e tretë e konkursit ndërkombëtar të pikturës “Small Montmartre of Bitola”.

Në Manastir të Maqedonisë së Veriut merr pjesë edhe një skuadër piktoresh shqiptare, 6 vajza të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Dita e dytë e kolonisë së piktorëve të vegjël, rezultoi e suksesshme për ekipin shqiptar. Nën një qiell plot ngjyra dhe frymëzim, shkëlqeu talenti i nxënëses së QKKF-së, Livia Kokthi, e cila u përzgjodh ndër 15 më të mirët nga 100 pjesëmarrës. Më herët, në ditën e parë të konkursit të pikturës, dalluan Alisia Gjyli dhe Sabrina Pogoni, mes 20 më të mirave në “Small Montmartre of Bitola”. Më tej, vlerësimin më të lartë e mori Sabrina Pogoni, e cila u rendit mes 8 më të mirave.

Sot, aventura artistike vazhdon mes telajos dhe shpirtit krijues në zemër të Manastirit.

1 nga 5

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›