Ekskluzivisht për RTSH, Lara Colturi: Jam shumë e lumtur, nuk e prisja këtë rezultat

Pas suksesit në Levi, skiatorja shqiptare, Lara Colturi rrëmben një tjetër vend të dytë në Kupën e Botës për Ski, që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Për mikrofonin e RTSH, Lara deklaroi se ishte shumë e lumtur me këtë paraqitje, madje nuk e priste këtë rezultat, që e ka gëzuar pa masë.
“Jam shumë e lumtur. Nuk e prisja këtë rezultat, pasi edhe kushtet në pistë ishin shumë të vështira. Nëse ke ëndrra, duhet ti ndjekësh ato. Duhet të punosh shumë që ti realizosh ato. Në zbritjen e dytë kisha pak frikë sepse nuk e dija se si do të shkonte, por jam shumë e lumtur për këtë rezultat. Mezi pres garën e ardhshme”, ka thënë për RTSGH menjëherë pas garës Lara Colturi.