E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eksploziv banesës në pallat, shpërthimi shkakton dëme materiale! Plagoset lehtë një 26-vjeçar

Një sasi lënde eksplozivi shpërtheu në korridorin e katit të katwrt të një pallati në Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 duke u gdhirë e diela, në lagjen “Haxhias”. Në katin e katërt, jetonin me qira dy gra.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij një 26-vjeçar, i cili banon në hyrjen përballë. I riu momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Për zbardhjen e krimit, identifikimin e kapjen e autorit është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›