Ekspozita “Gjurmë portash”, 24 fotografi tregojnë hyrjet më të bukura të shtëpive karakteristike të Korçës

Xhulja Peçani, specialiste në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Korçë ka sjellë për ekspozitën e saj 24 foto ku pasqyrohen disa nga portat me të vjetra të shtëpive karakteristike të qytetit në të madh në juglindje të vendit.
“Më janë dashur 5 vite që të fotografoj të gjitha portat e Korçës. Këto që shihni këtu janë një pjesë e portave që kanë elementë të trashëgimisë kulturore të dallueshëm dhe të cilat shfaqin elemetë artisitikë më të lartë se të tjerat”, tha Peçani.
Për të ruajtur elementët drejtues të banesave karakteristike të zonës së mbrojtur urbane, ka një projekt për ruajtjen e vlerave urbane e në mënyrë të veçantë të portave
Alfred Vija prej vitesh merret me restaurimin e banesave të vjetra të qytetit. Ai thotë se 90% e pronarëve të këtyre shtëpive janë të interesuar për ruajtjen e identitetit të çdo elementi.
“Shumica e këtyre kanë dashur të mbeten në traditën origjinale të portave apo dhe të dritareve”, thotë Vija.
Lagjet karakteristike 1,2, 3,10 dhe 12 të qytetit të Korçës janë të përfshirë në ansamblin e mbrojtur nga ana e drejtorisë së trashëgimisë kulturore dhe ndërtimi i një banese aty duhet të ruajë patjetër vlerat arkitektonike./vizionplus.tv