E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozitë fotografike dhe dokumentare në 106-vjetorin e Tiranës si kryeqytet

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit prezantuan sot në sheshin “Mimoza” një ekspozitë dokumentare dhe fotografike mbi rrugëtimin shekullor të Tiranës, duke nisur nga shpallja kryeqytet.

Në këtë aktivitet u paraqitën materiale arkivore që ofrojnë një pikëpamje tërësore të historikut të kryeqytetit. Aktiviteti u zhvillua mes atmosferës festive të ansamblit “Tirana” dhe sofrës tradicionale tiranase, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe qytetarëve të shumtë.

Ekspozita shpalosi fragmente të historisë së kryeqytetit (1604-1937) nën autorësinë e Osman Myderrizit, telegramin dërguar qyteteve të vendit për ngritjen e flamurit në Tiranë (28 nëntor 1912), foto të godinës ku u vendos qeveria pas Kongresit të Lushnjës, me një imazh të Bashkisë së vjetër etj.

Midis materialeve të ekspozuara për publikun, gjendeshin me dhjetëra foto dhe kartolina që ilustrojnë zhvillimin urbanistik të Tiranës. /j.p/

1 nga 7

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›