E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohen dy shtetas të dënuar në Shqipëri

Dy shtetas të arrestuar në Greqi dhe në Itali për llogari të drejtësisë shqiptare janë ekstraduar ditën e sotme në vendin tonë.

Në Greqi është arrestuar një person i shpallur në kërkim në vitin 2022 i dënuar për kultivim të bimëve narkotike në Ulëz, Dibër.

Ndërkohë, në Itali është kapur dhe është ekstraduar një shtetas i dënuar për dhunë në familje.

Njoftimi:

Si rezultat i koordinimit të punës informative dhe operacionale me homologët grekë, nëpërmjet strukturave të Interpolit në Tiranë dhe në Athinë, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u kap nga policia greke shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, N. K., alias N. T., 34 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.

Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, në Milano, Itali, u kap shtetasi O. J., alias O. Ç., 44 vjeç, dhe u finalizua procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›