E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohen nga Dubai, mbeten në qeli/ Gjykata e Posaçme vendos “arrest në burg” për 6 të kërkuar nga SPAK

U ekstraduan dje nga Dubai në Shqipëri, Gjykata e Posaçme konfirmon masën e sigurisë “arrest në burg” për Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici , Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj, Ilir Lazri alias Ilir Sula dhe Shkëlzen Kraja.

Qirici, është vëllai i Edmond Papës i ekzekutuar në dhjetor të vitit 2022. Ai akuzohet për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në zonat e Sarandës gjatë viteve 2019-2021.

Shkëlzen Kraja sërish pjesë e të njëjtit grupit kriminal së bashku me Kristo Qiricin. Në vitin 2024, atij iu sekuestruan disa pasuri me urdhër të SPAK.

Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj, është pjesë e grupit kriminal të Jetmir Pepës i akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa Ilir Lazri alias Ilir Sula  30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›