E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ekstremistët e majtë nuk trembin PD”, Berisha: Provokatorët në radhët e protestuesve i ka futur Rama

Refuzimi i protestuesve ndaj eksponentëve të Partisë Demokratike për Sali Berishen nuk vjen nga studentët.Në një komunikim me qytetarët online, kryedemokrati u shpreh se ata persona që përzunë deputetet gjatë protestës te së shtunës janë ekstremistë të majtë të cilët kërkojnë të mbrojnë kryeministrin Edi Rama.

 “Dy-tre provokatorë të ulët, që i kemi me emër e mbiemër, të paguar, të turpshëm, apo një grup i vogël ekstremistësh të majtë, nuk mund t’i diktojnë PD-së asnjë lloj ndryshimi të qëndrimit të saj ndaj protestave”, tha Breisha.

Ndërkohë Berisha pranoi gabimet dhe vonesat për kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

 “Ke shumë të drejtë. Jemi të vonuar.  Do bëjmë gjithçka që të japim përgjigje sa më shpejt kësaj çështjeje shumë të rëndësishme.  Jam dakord me ju”, shtoi kreu i PD.

Reklamë

Sa I takon kodit zgjedhor Berisha u shpreh se ndryshimet do të marrin votën e opozitës vetëm nëse njihen disa kritere.

 “Me Ramën nuk ndryshohet sistemi. Ne kërkojmë ndryshime me lista tërësisht të hapura, sistemin që përdor Kosova dhe koalicionet”, tha Berisha.

Keryetari i Partisë Demokratike komentoi edhe debatet për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës në burgun e Fierit. Sipas Sali Berishës pas kësaj lëvizje qëndron vetë Edi Rama që kërkon të japë mesazhin se hakmarrja do të jetë e pakufishme për këdo që i del kundër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›