E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan-Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 66-vjeçari

Një 66-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Elbasanit pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij kur 66-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›