E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elbasani bën “poker”, Tirana fundoset

Elbasani ka arritur një fitore 4-1 përballë Tiranës në “Air Albania”, në javën e 9-të të “Abissnet Superiore”, në një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.  

Në fillim të sfidës bardheblutë ishin më kërkues me lojën e tyre, por me kalimin e minutave Elbasani arriti të marrë frenat e lojës në dorë dhe në fundin e pjesës së parë shënoi dy gola me Tsague.

Në pjesën e dytë Tabekou me golin e shënuar u duk se zgjoi kryeqytetasit, por Elbasani u tregua mjaft efikas në kundërsulm duke shënuar dhe dy herë të tjera, me Ze Gomes dhe Diallo.

Një fitore me “poker” e skuadrës verdheblu që ngjitet në kuotën e 17 pikëve, një humbje e rëndë për Tiranën që ndodhet në vendin e parafundit në klasifikim me 6 pikë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›