E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elbasani, trajneri Gvozdenoviç: Kur nuk shënon do e pësosh, jam shumë i mërzitur

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e pësuar në Korçë, 2-1 përballë Skënderbeut. Në prononcimin e tij për “Super Gol”, trajneri i verdhebluve u shpreh: “Nuk mund të them se Skënderbeu dominoi lojën. Ndoshta pas golit të dytë, po, por deri në momentin që rezultati ishte 1-1, ne ishim skuadra më afër shënimit të golit të dytë. Më konkretisht, me Mazarin kur gaboi portieri i Skënderbeut dhe me Nikajn kur nuk pasoi te Tresa”.

“E kam thënë edhe më parë, është rregull i futbollit: kur nuk shënon, do pësosh. Skënderbeu shënoi golin e dytë dhe më pas ishte skuadra më e mirë në fushë. Jam shumë i mërzitur, sepse kishim gjithçka në dorë. Jam i mërzitur për golin e parë. Ishim dhe pa fat, sepse ashtu si me Vorën, edhe sot pësuam gol në sekondën e fundit, jo në minutën e fundit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›