E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani triumfon në Vlorë, ndizet lufta për mbijetesë

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Elbasani ka arritur të fitoi ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në Vlorë në kuadër të javës së 28-të të superligës shqiptare të futbollit.

Skudara verdheblu triumfoi falë golave të Xhonatan Lajthia në minutën e 4’ dhe 64’, teksa për kuqezinjtë shënoi Rramani në minutën e 65’.

Kjo fitore i ngjit elbasanllinjtë në vendin e parë në kuotën e 52 pikëve, aq sa edhe Vllaznia, të ndjekura nga Egnatia me 48 pikë, e më pas Partizani e Dinamo.

Nga krahu tjetër, humbja e Flamurtarit ndez edhe më shumë sfidën për mbijetesë. Kuqezinjtë dhe Tirana mbajnë vendin e fundit në kuotën e 24 pikëve, teksa Vora ndodhet në kuotën e 26 pikëve dhe Bylis në kuotën e 27 pikëve, vetëm tre pikë më shumë se vendi i fundit, duke bërë kështu që beteja për mbijetesë të ndahet mes këtyre katër skuadrave.

Java e 28-të e superligës nisi të premten me sfidën Egnatia –Vllaznia 0-0, vijoi sot në drekë më përballjen Tirana-Bylis 1-0 dhe në mbrëmje me Flamurtari-Elbasani 1-2. Kjo javë do të uli siparin të dielën  me dy sfida, Vora-Partizani në ora 15:00, dhe Dinamo City-Teuta në orën ora 18:00’.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›