Elvis Rroshi pyetet në SPAK, dëshmon për tenderat kur drejtonte bashkinë e Kavajës

ISh-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në Ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Thirrja e tij në SPAK ka lidhje me kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë auditit të bërë në vitet 2013-2014, në kohën kur bashkia e kavajës drejtohej nga Roshi.
Auditi i KLSH-së gjeti parregullsi në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike, me një dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë.
Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut.
Megjithatë Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin që dosja e ish-kreut të bashkisë së Kavajës, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme./vizionplus.tv