E Diel, 1 Nëntor 2026

Emanuel Ernest largohet nga Tirana

Sulmuesi ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin bardheblu

Emanuel Ernest nuk është më futbollist i Tiranës. Sulmuesi, i cili erdhi në merkaton e janarit me shumë pritshmëri ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin. Shkak është bërë minutazhi i pakët dhe gjendja jo e mirë fizike që shfaqi në ndeshjet e luajtura. 

Ernest shkruan nw postimin e tij: “Faleminderit shumë Tirana. Vendosëm në këtë moment, që zgjidhja më e mirë për të dyja palët është që të ndajmë rrugët. Tani jam i lirë. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi në klub për çdo gjë. Ju uroj fat për pjesën e mbetur të sezonit dhe të shkoni përpara”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›