E Martë, 3 Nëntor 2026

Emergjencat civile në Korçë, Bashkitë kërkojnë shtim të kapaciteteve në njerëz dhe mjete

Marrja e masave paraprake për menaxhimin e emergjencave civile verore apo rasteve të fatkeqësive natyrore, trashëgimin e fondit të kushtëzuar të Emergjencave, ishin në fokus të mbledhjes së Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë.

Në këtë takim mori pjesë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako ndaj të cilit, bashkitë shtruan kërkesat për shtim të burimeve njerëzore dhe mjeteve borëpastruese

Prefekti Nertil Jole nga ana tjetër kërkoi vijimin e bashkëpunimit institucione-komunitet për të mirëmenaxhuar emergjencat.

Qarku i Korçës vitin që lamë pas u përball me një sërë situatash të emergjencave civile, të cilat u menaxhuan më së miri.

Megjithatë Jole theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe vlerësimit të fazës përgatitore, kontrollin dhe monitorimin e vazhdueshëm të territorit dhe reagimin e menjëhershëm në rast të rënies së zjarreve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›