E Hënë, 2 Nëntor 2026

Emergjencë në fshatrat Sheqeras, Orman dhe Pojan/ Moti i keq në Korçë, argjinatura e lumit Devoll rrezikon të çahet

Reshjet e shiut kanë sjellë një sërë problematikash në të gjithë vendin.

Situata në qarkun e Korçës mbetet problematike ku në bashkinë Maliq janë raportuar disa zona me emergjencë më të theksuar.

Fshatrat Sheqeras, Orman dhe Pojan paraqesin vështirësi si pasojë e përmbytjeve masive. Ndërkohë rreziku qëndron në çarjen e një argjinature të lumit Devoll në fshatin Sheqeras i cili ka arritur në pikën maksimale dhe përbën rrezik.

Sakaq, forca të shumta të emergjencave dhe të bashkisë Maliq ndodhen në vendngjarje.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›