E Martë, 3 Nëntor 2026

Emmanuel Macron “flirton” me princeshën britanike, i shkel syrin gjatë banketit në Kështjellën Windsor.

Emmanuel Macron nuk harroi të përdorte sharmin e tij francez gjatë banketit të së martës, ku gjendeshin plot të famshëm.

Gjatë kohës që bisedonte me Kate Middleton, ai u pa duke i shkelur syrin princeshës.

Kjo e fundit iu bashkua princit William dhe mbretit Charles për të mirëpritur presidentin francez në Kështjellën Windsor.

Emmanuel Macron u ul midis Charles dhe Kate, ndërsa Brigitte, u gjend midis Camilla dhe princit William.

Për Kate, ky ishte banketi i parë shtetëror pas 18 muajsh si dhe pas shërimit të saj nga kanceri.

Në banket morën pjesë rreth 160 të ftuar. Mes tyre princi Edward dhe Sophie, dukesha e Edinburgut.

Ndër të famshmit ishin Mick Jagger, Sir Elton John, kryeministri Keir Starmer me të shoqen, aktorja Kristin Scott Thomas etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›