E Diel, 1 Nëntor 2026

Emocionuese, nëna e zhdukur takon të bijën pas 25 vitesh (VIDEO)

Një moment emocional ndodhi në një gjykatë të Karolinës së Veriut, kur Michele Hundley Smith, e cila ishte raportuar e zhdukur në vitin 2001, u ribashkua me të bijën pas më shumë se 24 vjetësh. Michele u paraqit në gjykatën e qarkut Rockingham për një çështje të pazgjidhur që lidhej me një akuzë ndaj saj para zhdukjes, dhe aty e priste Amanda Smith, e bija, për ta mbështetur. Të dyja u përqafuan në një moment që u kap edhe nga kamerat.

Michele ishte 38 vjeç kur u zhduk më 31 dhjetor 2001, pasi kishte shkuar për pazar në një dyqan K-Mart në Martinsville, Virginia, dhe nuk u kthye më në shtëpi. Rasti mbeti i pazgjidhur për më shumë se dy dekada, deri kur informacione të reja çuan autoritetet drejt gjetjes së saj në Karolinën e Veriut, “e gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore”. Për vendimin e saj, autoritetet nuk zbuluan vendndodhjen e saktë.

“Isha vetëm një adoleshente në atë kohë dhe nuk dija çfarë të bëja“, tha ajo.

Pak ditë pas gjetjes, Michele u arrestua për një çështje të papërfunduar nga viti 2001, që lidhej me akuzën për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit (DWI). Ajo nuk ishte paraqitur në gjykatë më 27 dhjetor 2001 për këtë çështje, dhe ky ishte shkaku i lëshimit të urdhrit të arrestit ndaj saj.

Arsyet e zhdukjes së Michele mbeten të paqarta. Ajo tha se largimi ishte “çështje personale” dhe se kishte kaluar një periudhë të vështirë me “demone personale”. Sherifi i qarkut Rockingham deklaroi se nuk ka tregues për krim lidhur me zhdukjen e saj, dhe çështja, pavarësisht gjetjes së saj, lë ende pyetje të hapura për atë që ndodhi gjatë gjithë këtyre viteve.

Amanda gjithashtu pranoi mundësinë që nëna e saj mund të jetë larguar vullnetarisht. “Nëse do të më kontaktonte tani, do të… Epo, do të kisha shumë pyetje”, tha ajo. “Por ajo është ende nëna ime. Do ta pranoja përsëri. Dua që ajo ta dijë këtë. Dhe do të isha thjesht e lumtur që është gjallë.”, ishte shprehur e bija.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›