E Premte, 6 Nëntor 2026

Emrat/ Kapen 11 kg kanabis në Krujë, arrestohen babë e bir

Një tjetër operacion anti-drogë është zhvilluar në Krujë ku janë arrestuar dy persona. Sipas policisë në pranga kanë rënë babë e bir, Bujar dhe Ndriçim Kani.

Këta të fundit kishin përshtatur një ambient pranë banesës së tyre në fshatin Kroi i Madh për tharjen e bimëve narkotike.

Babë e bir dyshohen si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike të gjetura nga kontrollet gjatë 3 javëve të fundit.

Në banesën e tyre policia gjeti gjithashtu 11 kg kanabis në proces tharjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›