E Premte, 6 Nëntor 2026

"Ende presidenti juaj", Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

5 Nëntor 2026 | 20:51

Shtëpia e Bardhë ka ndarë një mesazh të ri për amerikanët teksa ka shpërndarë një video të presidentit amerikan, Donald Trump në vesionin Lego. Në video shihet Trump me një kapele të kuqe ku shkruhet se ai mbetet president i Shteteve të Bashkuara, pavarësisht humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.

Shtëpia e Bardhë e paraqet Donald Trumpin të dixhitalizuar dhe si një superhero në një mini-lojë video, me komentin “është e rrezikshme të dalësh atje, merre këtë me vete”.

Presidenti amerikan shihet duke vrapuar në një pistë ndërsa një tekst përmend atë që ai ka arritur në mandatin e tij deri më tani, siç është rënia e çmimeve të ilaçeve, por edhe ulja e emigracionit të paligjshëm në vend, të paktën siç pretendon stafi i Shtëpisë së Bardhë.

Pamja e fundit e videos tregon Presidentin Trump duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv në Zyrën Ovale me mesazhin: “Presidenti Trump po punon shumë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

Guvernatori Newsom zëvendëson më shumë se 500 dënime me vdekje në Kaliforni

Guvernatori Newsom zëvendëson më shumë se 500 dënime me vdekje në Kaliforni

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›