E Diel, 1 Nëntor 2026

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, Kaziaj: Nuk ka integritetin të përfaqësojë atë institucion

Endrit Shabani është zgjedhur mbrëmjen e kësaj të enjteje si Avokati i ri i Popullit, ku mori 85 vota pro dhe 3 kundër.

I ftuar në studion e Quo Vadis, avokati Altin Kaziaj theksoi se Endrit Shabani nuk ka integritetin për të përfaqësuar një institucion kaq të rëndësishëm. Sipas tij, ky është emërim partiak.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Me 85 vota pro, Endrit Shabani është Avokati i Popullit.

Kaziaj: Problem për Adriatik Lapajn.

Borakaj: Problem “5 leksh” e ka cilësuar Lapaj.

Kaziaj: Unë them 2.5 njëri, 2.5 tjetri. Unë mendoj se nuk ka integritet për të mbuluar një pozicion të tillë. Këto janë direktivat e një partie-shtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›