E Martë, 3 Nëntor 2026

“Energjia e gjelbër, projekt me Indinë”, Macron: Iniciativa e investimeve të së ardhmes, të përshpejtojmë udhërrëfyesin

“Rendi global, tregtia si edhe demokracia”, ishin disa nga çështjen e prekura nga Emmanuel Macron në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Tiranë.

Po ashtu ai tha se një tjetër fushë e rëndësishme mbete ajo për energjinë, duke thënë për energjinë e gjelbër, ka një projekt me Indinë.

“Ajo fushë ku në Europë mund të thjeshtohen kapacitet për të prodhuar, mund të arrijmë efikasitet më të madh energjetik. Unë besoj që prodhimi i energjisë me kosto të ulët, për t’u kanalizuar pastaj në kabllo, janë po ashtu sfiduese. Gjithashtu këto janë projekte që kanë shumë për të diskutuar”, tha ai.

Më tej theksoi se ka shumë projekte dhe investime.

“Kemi shumë financime, unë besoj fort që nëse përshpejtojmë udhërrëfyesin, mund të përshpejtojmë projektin. Edhe Shqipëria ka një vend në këtë udhërrëfyes. Duhet të përqendrohemi të projekti i G20. Unë jam ithtar mjaft i madh i ndërlidhjes”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›