E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eni Jani në “Eja tek ne”: Jam një nënë e lumtur, sekreti është dashuria dhe mirëkuptimi me fëmijët

Gjatë një bisede të ngrohtë në studion e emisionit “Eja tek ne” në RTSH1, aktorja e njohur Eni Jani foli për jetën familjare dhe përvojën e saj si nënë.

Ajo tregoi se marrëdhënia me vajzat e saj ka qenë gjithmonë e ndërtuar mbi dashuri, mirëkuptim dhe mbështetje të ndërsjellë.

Aktorja kujtoi gjithashtu ndikimin që ka pasur nëna e saj në formimin e saj si nënë dhe si individ.

“Unë dhe Genci kemi një marrëdhënie shumë të mirë me vajzat, kam qenë një nënë e lumtur dhe pa problematika në rritjen e tyre. Nuk kemi qenë prindër fanatik por i kemi qëndruar pranë. Duhet të kuptosh botën e tyre dhe gjen gjuhën e duhur me to. Po i dhe dashuri fëmijët janë më të lumtur. Duke qenë se kam qenë fëmija i parë, kam qenë shumë pranë mamit dhe i kam marrë në mënyrë graduale gjërat. Një nga gjërat që ajo ka luftuar fortë dhe unë kam të njëjtën gjë që e bëj edhe me vajzat e mia, është të jem vetvetja, të bëj atë që më bën të ndihëm mirë”, u shpreh aktorja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›