E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eric Adams merr shtetësi shqiptare/ Begaj firmos dekretin për ish-kryebashkiakun e New York

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams ka marrë shtetësinë shqiptare dhe është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.

Vendimi është formalizuar përmes një dekreti të posaçëm të firmosur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Adams kishte vizituar më herët Shqipërinë, në tetor të vitit 2025, ku zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut të Nju Jorkut, ai ka shprehur në disa raste vlerësim dhe afërsi me Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›