E Diel, 1 Nëntor 2026

Ernest Muçi, gol me shijen e fitores

Ernest Muçi i jep fitoren skuadrës së tij, Trabzonspor në kohën shtesë. Në ndeshjen e javës së 18-të të Superligës turke, në transfertën me Kocaelispor, vendasit shënuan të parët me anë të Petkovic 18’, ndërsa rezultati u barazua nga Augusto 44’.

Në minutën e 90’+1, Muçi shënoi golin e fitores për rezultatin 2-1. Ky është goli i 10-të për sulmuesin kuqezi, ndërsa Trabzonspor ngjitet në kuotën e 38 pikëve, në vendin e tretë në kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›