E Diel, 1 Nëntor 2026

Ernest Muçi në super formë, goli i katërt radhazi në Turqi

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Ernest Muçi po shkëlqen në Superligën turke, duke kaluar një moment të artë me fanellën e Trabzonspor.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke realizuar golin e katërt radhazi në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.

Në minutën e 46-të të sfidës ndaj Goztepe-s në transfertë, Muçi i dha avantazhin 1-0 skuadrës së tij. Edhe pse tentativa e parë u ndal nga portieri, lojtari i Kombëtares reagoi me vendosmëri dhe shënoi në vazhdim të aksionit.

Forma e tij mbresëlënëse vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Muçi nuk ishte pjesë e grumbullimit të nëntorit. Por me këtë paraqitje të vazhdueshme dhe efikase, rikthimi te Kombëtarja në muajin mars duket tashmë i pashmangshëm, me trajnerin Silvinjo që e ka vështirë të mos e marrë në konsideratë.

Muçi po konfirmon se është një nga sulmuesit shqiptarë më në formë në Europë për momentin, duke i dhënë sinjale të forta stafit kuqezi për ndeshjet e play-off.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›