E Diel, 1 Nëntor 2026

Ernest Muçi shkëlqen me gol dhe asist në Kupën e Turqisë

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë me klubin e tij turk, Trabzonspor, duke kontribuar në mënyrë vendimtare në fitoren 3-0 kundër Fethiyesporit, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë.

24-vjeçari u tregua vendimtar në minutën e 69-të, kur shënoi golin e parë të takimit me një goditje të jashtëzakonshme që i la të gjithë spektatorët pa fjalë.

Dhjetë minuta më vonë, futbollisti i rritur te Tirana dhuroi asistin për golin e tretë, duke vulosur një mbrëmje të jashtëzakonshme për Trabzonsporin.

“Jam i lumtur që gjërat po shkojnë mirë për mua dhe ekipin. Ekipi po performon mirë dhe kam besim te stafi dhe te të gjithë njerëzit përreth,” deklaroi Muçi pas ndeshjes.

Me këtë paraqitje, Muçi ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar tre asiste këtë sezon, duke ndihmuar klubin të mbajë shpresat për titull të gjallë.

Në Kupë, Trabzonspor ka grumbulluar gjashtë pikë pas tri ndeshjeve të para, ndërsa në kampionat renditet në vendin e tretë, me shtatë pikë më pak se lideri Galatasaray.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›