Ervin Bushati takohet me presidentin Biden/ Dorëzon letrat kredenciale si ambasador në SHBA

Që prej 11 korrikut, Ervin Bushati është emëruar ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së fundmi, diplomati ka dorëzuar letrat kredenciale në zyrën e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.
Takimi është memorizuar me disa fotografi të Bushatit krah Presidentit Biden.
Gjithashtu, ish-deputeti është emëruar ambasador jorezident edhe në Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.
“Nder dhe Privilegj në këtë Mision të Shenjtë për mua: White House tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara Sh.T.Z Joe Biden.
E nisim këtë rrugëtim me përkushtimin më të madh për të sjellë më afër popujt tanë e për të forcuar më tej bashkëpunimim strategjik mes nesh. Mirënjohje ndaj këtij vendi mik dhe aleat, për mbështetjen e palëkundur gjatë momenteve më kritike të historisë sonë
. Sot më fort se kurrë e ndjej peshën e këtij misioni që më është besuar; teksa zotohem në përmbushjen e çdo objektivi drejt progresit”, shkruan Bushati.
Bushati ka mbajtur dy mandate deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, nga 2014-ta deri në 2021-shin/ Më parë, ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Gjithashtu, ai ka ka qenë Sekretar i Grupit të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka shërbyer si kryetar i degës së Partisë Socialiste në Tiranë.
Në shtator të 2021-shit, Ervin Bushati u emërua drejtor i Postës Shqiptare, post të cilin e mbajti për 6 muaj.


.
Mirënjohje ndaj këtij vendi mik dhe aleat, për mbështetjen e palëkundur gjatë momenteve më kritike të historisë sonë
.
Sot më fort se kurrë e ndjej peshën e këtij misioni që më është besuar; teksa zotohem në përmbushjen e çdo objektivi drejt progresit”, shkruan Bushati.