E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Është një ditë e tmerrshme për botën e futbollit”, ylli i Atletico Madridit reagon ndaj vdekjes tragjike të Jesus de Miguel

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Marcos Llorente, gjeti kohë për t'i shprehur mbështetjen e tij familjes së Jesus de Miguel pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerifes, pas ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Jesus de Miguel vdiq mëngjesin e së martës pas një arresti kardiak-respirator dhe problemeve neurologjike që pati pas një përplasje me portierin e Andorrës, Jesus Oëono, gjatë ndeshjes të së hënës mbrëma në kuadër të La Liga 2.


Vdekja e tij ka tronditur gjithë futbollin botëror dhe në veçanti atë spanjoll, të cilët kanë vazhduar t’i bëjnë homazhe dhe i fundit është ylli i Atleticos, Llorente.

“Sot është një ditë shumë e vështirë për të luajtur. Jam këtu sepse duhet të jem; është një ditë e tmerrshme për botën e futbollit dhe për botën në përgjithësi. Nuk mendoj se e kuptojmë, por edhe sporti ka situata të tilla”.

“Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjes dhe të gjithë ekipit, të cilët duhet të jenë duke kaluar një kohë shumë të vështirë. U dërgoj atyre gjithë mbështetjen time dhe të ekipit”, tha mbrojtësi spanjoll.

Portieri veteran i Bayernit, Manuel Neuer, i cili e mbajti portën të paprekur mbrëmë pas fitores 2-0, gjithashtu i bëri homazhe sulmuesit 30-vjeçar spanjoll.

"Ishte një situatë shumë e vështirë. Mendoj se na bën të gjithëve të reflektojmë dhe të mendojmë se si, në një situatë të tillë, diçka e tillë mund të ndodhë në të vërtetë. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe me Tenerifen. Thjesht nuk ka fjalë për diçka të tillë", tha gjermani. /Telegrafi/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›