E Martë, 3 Nëntor 2026

Euro U-17/ Shqipëria e mbyll me tre humbje, Franca dhe Portugalia në gjysmëfinale

Shqipëria U-17 e ka mbyllur me zhgënjim aventurën e Euro U-17, event që mbahet në vendin tonë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Andrea Tedesco, u mposhtën në të treja ndeshjet e Grupit A, me rezultatin e njëjtë, 4-0.

Pas humbjeve ndaj Portugalisë e Gjermanisë, Shqipëria u mposht edhe nga Franca me rezultatin 4-0. Në “Elbasan Arena” vendosën golat e Herman Diandaga, Djibril Coulibaly dhe dopieta e Djyilian N’Guessan.

Me këtë sukses, Franca shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e parë dhe kualifikohet për në gjysmëfianle, së bashku me Portugalinë, që regjistroi të njëjtën kuotë pikësh.

Luzitanët triumfuan 2-1 ndaj Gjermanisë, në sfidën e zhvilluar në “Arena Kombëtare”. Sfida ishte shumë e luftuar, pasi të dyja skuadrat luanin për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Gjermania e gjeti e para rrugën e rrjetës me Lasse Isbruch, ndërsa Portugalia përmbysi rezultatin me golat e Tomas Soares dhe Daniel Banjaqui.

Franca dhe Portugalia e mbyllën Grupin A me nga 7 pikë. Gjermania u rendit e treta me 3 pikë, ndërsa Shqipëria e fundit me 0 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›