Euro U-17, luhet në “Egnatia Arena” ndeshja e parë e grupit B, Anglia barazon me Belgjikën

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Është luajtur sot ndeshja e parë e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” për Grupin B, mes Anglisë dhe Belgjikës.
Takimi i zhvilluar në stadiumin “Egnatia Arena”, përfundoi në barazim 1-1. Për Anglinë shënoi Alejandro Gomes, ndërsa për Belgjikën realizoi Noah Fernandez.
Anglia e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Jack Porter (GK), Junai Byfield, Kaden Braithwaite, Dean Benamar, Bradley Paul Burrowes, Seth Ridgeon, Louis Page, Ryan McAidoo, Rio Ngumoha, Alejandro Gomes, Max Dowman.
Belgjika e nisi me këtë formacion titullar: Lucca Mounganga (GK), Arthur De Kimpe, Brent Jonkers, Wout Gielen, Lucca Darcon, Jessie Da Silva, Nathan De Cat, August De Wannemacker, Noah Fernandez, Rene Mitongo, Jesse Bisiwu.
Sfida nisi më mirë për Anglinë që kaloi në avantazh që në minutën e 12-të me golin e Alejandro Gomes. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për “Tre luanët”.
Në fraksionin e dytë, Belgjika reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 49-të me një eurogol nga goditja e dënimit të Noah Fernandez.
Belgjika ishte pranë përmbysjes në disa raste, por nuk ia doli të shënojë sërish. Edhe Anglia krijoi mundësi të mira, por të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrjetën në minutat e mbetura dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1.
Ndeshjen e radhës, Anglia do ta zhvillojë ndaj Italisë më 23 maj, në “Egnatia Arena”, në orën 20:30.
Ndërsa Belgjika do të përballet me Çekinë, po më 23 maj, në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 18:00.
Euro U-17, luhet në “Egnatia Arena” ndeshja e parë e grupit B, Anglia barazon me Belgjikën Foto: Agim Dobi
1 nga 5/r.e/