E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro U-21 2027, nisin punimet për transformimin e fushës së stadiumit “Arena e Demave” me bar natyral

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 vitin e ardhshëm në Shqipëri, kanë nisur punimet për zëvendësimin e tapetit artificial në stadiumin “Arena e Demave” me bar natyral.

Aktualisht, ka nisur procesi i heqjes së tapetit artificial, ndërsa në fazat e ardhshme do të realizohet instalimi i sistemit të vaditjes.

Më pas do të vijojë mbjellja e fushës me bar natyral, një investim që synon të krijojë kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Përveç stadiumit “Arena e Demave”, edhe në stadiumin “Air Albania” kanë nisur punimet për vendosjen e një tapeti të ri me bar hibrid, sipas standardeve më të larta të kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›