E Martë, 3 Nëntor 2026

Euroja dhe dollari, humbin “terren” në këmbim me Lekun

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Monedha evropiane euro dhe dollari amerikan humbën pikë këtë fillim jave në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 98,15 lekë, duke shënuar një rënie me 0,02 lekë krahasuar me fundjavën. Ndërkohë, dollari amerikan këmbehet me 86,24 lekë, ose 0,27 lekë më pak se ditën e  premte.

Paundi britanik u këmbye me 116,88 lekë ose 0,12 lekë më shumë dhe franga zvicerane u ngjit në kuotën e 105,02 lekëve, ose 0,25 më shumë se në fundjavë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 86.24 -0.27
Euroja EUR 98.15 -0.02
Poundi britanik GBP 116.88 +0.12
Franga zvicerane CHF 105.02 +0.25
Jeni japonez (100) JPY 60.36 -0.06
Dollari australian AUD 56.07 +0.19
Dollari kanadez CAD 62.87 +0.20
Korona suedeze SEK 9.08 +0.01
Korona norvegjeze NOK 8.55 0.00
Korona daneze DKK 13.15 -0.01
SDR SDR 117.15 -0.06
Ari (OZ 1) XAU 286975.48 -1,105.42
Argjendi (OZ 1) XAG 2871.55 +2.99
Juani kinez (onshore) CNY 12.00 -0.04
Juani kinez (offshore) CNH 12.01 -0.04
Lira turke TRY 2.22 0.00

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›