E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën euroja dhe dollari amerikan humbën terren në raport me lekun, krahasuar me fundjavën. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0,21 lekë dhe këmbehet në vlerën 82,22 lekë. Ndërsa euroja zbriti me 0,06 lekë dhe këmbehet me 96,50 lekë.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0,14 lekë, duke u ngjitur në kuotën 110,41 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 103,64 lekë, ose 0,05 lekë më pak se në fundjavë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.22 -0.21
Euro EUR 96.50 -0.06
Poundi Britanik GBP 110.41 +0.14
Franga Zvicerane CHF 103.64 -0.05
Jeni Japonez (100) JPY 52.24 -0.15
Dollari Australian AUD 54.59 +0.14
Dollari Kanadez CAD 59.72 -0.04
Korona Suedeze SEK 8.88 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.12 +0.02
Korona Daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 112.30 -0.38
Ari(OZ 1) XAU 362594.31 +6,020.26
Argjend(OZ 1) XAG 5677.29 +235.46
Juani Kinez (onshore) CNY 11.68 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 11.69 -0.03
Lira Turke TRY 1.92 -0.01

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›