Euroliga në RTSH: Fitore e thellë dhe e rrallë e Olimiakos në Beograd

Olimpiakos ka fituar përballë Partizanit të Beogradit me rezultatin 66-104 në kryeqytetin serb. Ndeshja u zhvillua ne sallën Alexander Nikolc dhe jo në Arenën e Beogradit duke e ditur që tifozët tashmë po e braktisin për ecurinë e dobët së fundmi skuadrën e Partizanit.
E në fakt salla si kurrë më parë nuk ishte e mbushur plot dhe kjo u reflektua në lojë. Në fillim disa shkëmbime mes tyre në avantazhet e para deri sa Olimpiakos nis të marrë nën kontroll gjithçka. Në periodën e dytë, Olimpiakos, duke futur formacionin më të mirë, arrin të shkëputet deri në 21 pikë diferencë dhe duket se ndeshja u caktua që në 20 minutat e para.
Në pushim të ndeshjes, trajneri i Partizanit, Penarroja u duk totalisht i dorëzuar dhe pesimist, gjë që nuk ndikoi mirë tek lojtarët. Në periodën e tretë, Olimpiakos e kalon ndeshjen në 30 pikë diferencë dhe në të katërtën maksimalisht deri në 45 pikë diferencë kur shënonin 55-100.
Përtej taktikës së vetë Partizanit dhe skuadrës së fortë që kishin përballë, skuadra vendase dukej në fushë pa dëshirë dhe e dorëzuar totalisht. Tashmë jo vetëm në vend të fundit në renditje, por paraqitja e turpshme bëri që tifozët të kontestonin, të protestonin e madje të thërrisnin sërish emrin e ish-trajnerit, Zelko Obradovic që dha dorëheqjen rreth dy muaj më parë.
Olimpiakos me këtë fitore arrin të ngjitet në vend të 6-të por dhe me një ndeshje më pak si dhe me 1 fitore larg kreut, ndërsa Partizani vijon në vend të fundit me 6 fitore dhe 16 humbje.