Euroliga në RTSH: Makabi Tel Aviv mposht Realin në frymën e fundit

Java e 6-të në Euroligë nisi me një përballje klasike, me dy ndër skuadrat më të titulluara që u takuan në Beograd, Makabi Tel Aviv dhe Real Madrid. Skuadra izraelite fitoi 92-91 falë një trepikëshi në sekondat e fundit të Tamir Blatt. Ndeshja nisi menjëherë mirë për madrilenët dhe në periodën e parë nisën shkëputjen, fillimisht me 7 pikë diferencë 10-17 e më pas në fillim të periodës së dytë kaluan në +12 , 18-30.
Pikërisht këtu nis Loni Ëalker të shënojë duke realizuar 3 trepikësha radhazi për ta rifutur në lojë skuadrën e tij. Vjen jo vetëm barazimi por edhe përmbysja dhe Ëalker duket i pandalshëm pasi e mbyll pjesën e parë me 23 pikë prej të cilave 20 pikë i shënoi vetëm në periodën e dytë.
Perioda e tretë nis me një avantazh prej 9 pikësh nga Makabi me 57 pikë të shënuara në 20 minuta, diçka e rrallë për standartet e Euroligës. Por Reali mendon për mbrotjen duke kufizuar pikërisht Ëalker e megjithatë arrijnë të dalin në pah lojtarë të tjerë si Briset Sorkin etj.
Kështu Makabi arrin ta mbajë avantazhin gjallë edhe pse nga 10 pikë në momentin më të mirë kur shifrat shënonin 73-63 nis të zbresë prej një loje fantastike të Hezonjës që në fund do e mbyllë me 24 pikë.
Përmbysja e rezultatit vjen në fund të periodës së katërt me anë të Lyles, por Makabi ka dhe një sulm të plotë që e shfrytëzon me trepikëshin e Blatt.
Në kronometër janë 4,3 sekonda, gjuan Hezonja por nuk shënon dhe fitorja i takon Makabit që me këtë fitore ngjitet në vend të 18-të ndërsa Reali zbret në vend të 12-të ku vetëm një javë më parë ishte në vend të parë.