E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroliga në RTSH: Panathinaikos bie pas katër fitoreve

Panathinaikos ka ndalur ecurinë pozitive me 4 fitore radhazi teksa është mundur nga Valencia me rezultatin 79-89 në Athinë. Ndeshja nisi me skuadrën vendase në avantazh dhe dukej se gjithçka do të shkonte lehtësisht për ta pas një parciali 15-3.

Por Valencia e mban ritmin në shënim përgjatë periodës së parë dhe mbyllet 22-19. Në periodën e dytë Valencia jep shenja shumë pozitive në mbrotje që ndikojnë në sulmin e Panathinaikos. E megjithate edhe kjo periodë mbyllet 22-19 dhe në total 44-38.

Perioda e tretë nis me një parcial të Valencias 9-0 që përmbys rezultatin. Tentativat e Ataman me ndryshimet e shpeshta, sidomos në organizim, nuk funksionojnë. Perioda e tretë mbyllet 27-17 për Valencian dhe avantazhi i spanjollëve arrin në 10 pikë në periodën e katërt.

Përpjekjet e Nunn dhe Shorts nuk munguan dhe diferenca ulet deri në 5 pikë por Darius Thompson, që ishte dhe MVP i ndeshjes, ishte promotori kryesor i Valencias në një avantazh që shkon deri në 11 pikë.

Në fund Panathinaikos arrin ta ulë në 6 pikë dhe me aq kohë sa mbetej mund të kishin tentuar përmbysjen por Kendrick Nunn me goditjen që i jep kundërshtarit të tij dënohet me faull antisportiv dhe për të gjelbërit nuk ka më asnjë shans.

Mbyllet me fitoren e Valencias që ngjitet në vend të 4-ët, ndërsa Panathinaikos zbret në vend të 5-të. Kjo ndeshje erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport dhe mbi të gjitha në një atmosferë të zjarrtë në pallatin e sportit “Telecom Center” të Athinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›