E Hënë, 2 Nëntor 2026

Euroliga në RTSH: Panathinaikos rigjen fitoren në Athinë

Euroliga e nisi javën e 7-të me fitoren e Panathinaikos përballë Makabi Tel Aviv 99-85 , ndeshje e zhvilluar në Athinë dhe e transmetuar në RTSH Sport. Takimi nisi me vendasit që ishin të rreshtuar shumë mirë në mbrojtje duke i bllokuar pikat më të rëndësishme të Makabit. Por me ndryshimet që bëri skuadra izraelite brenda periodës së parë arriti që nga 8 pikë disavantazh të barazojë dhe të kalojë përpara me 2 pikë.

Perioda e dytë vijon e njëjtë me 10 herë ndryshime udhëheqjesh mes dy skuadrave dhe mbyllet me avantazhin e Makabit 47-49. Ataman, trajneri i Panathinaikos në intervistën e zakonshme në pushim të ndeshjes deklaroi se problemi më i madh për ta ishte sulmi që nuk po i jepte skuadrës shkëputjen në shtëpi përballë Makabit.

Perioda e tretë vijoi e ekuilibruar por në një moment falë koshave të Kendrick Nunn arrijnë një parcial 9-0 që bën përmbysjen për Panathinaikos dhe marrin avantazhin. Perioda e katërt është më e mirë për helenët, të cilët me udhëheqjen e Nunn marrin kurajo dhe luajnë mirë me Yurtseven, Henrnagomez, Osman dhe vetë liderin e tyre Nunn që e mbyll me 22 pikë.

Avantazhi vjen duke u rritur pak nga pak dhe arrin në dy shifra për vendasit që duket se nuk rrezikojnë më. Faullat e Makabit që në fillimin e periodës së katërt i japin pikë të lehta me gjuajtje të lira Panathinaikos që e administron mirë deri në fund rezultatin dhe kështu rikthehet tek fitorja dhe ngjitet në vend të 4-ët, ndërsa Makabi kthehet në vend të parafundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›