E Martë, 3 Nëntor 2026

Europa League, “Drita” përmbyset 3-2 nga FCSB në Bukuresht

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ “Drita” nuk arriti ta mbrojë avantazhin e dy golave në sfidën e parë të raundit të tretë të Europa League kundër FCSB-së në Bukuresht, duke u mposhtur me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike që ndryshoi krejtësisht rrjedhë në pjesën e dytë.

Skuadra nga Gjilani e nisi shkëlqyeshëm takimin, duke befasuar vendasit me dy gola të shpejtë nga Veton Tusha dhe Arb Manaj, që i dhanë një epërsi të madhe dhe entuziazëm për një rezultat historik.

Megjithatë, FCSB reagoi pas pushimit, duke shënuar tre gola dhe përmbysur gjithçka në favor të tyre para tifozëve të vet.

Pavarësisht humbjes, shpresat e Dritës për një kualifikim historik në fazën ‘play-off’ të Europa League mbeten të hapura.

Gjilanasit do të kërkojnë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›