E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa League/ Një skuadër gjyqtarësh shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën Sturm Graz-Brann

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Sturm Graz-Brann, e vlefshme për fazën e ligës në Europa League.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i takimit që do të luhet të enjten në orën 21:00 në Austri, ndërsa Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e tij. Olsion Yzeiraj do të jetë gjyqtar i katërt i ndeshjes, ndërsa Kreshnik Bajramaj do të jetë asistent në VAR.

Arbitrat shqiptarë kanë gjykuar rregullisht ndeshje në Kupat e Europës këtë sezon, duke marrë vlerësime pozitive javë pas jave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›