E Diel, 1 Nëntor 2026

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

PRISHTINË, 8 janar /ATSH/ Nga ora 2 e mesnatës deri tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicën e Jugut, Burim Ibishi.

Ibishi ka bërë të ditur për KososvaPress se, si pasojë e përmbytjeve situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.

Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.

“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, tha Ibishi.

Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti probleme dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›