E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evis Kushi, kandidatja e PS-se ne Elbasan Rozeta Rapushi

Evis Kushi, eshte kandidatja me e re per deputete e Partise Socialiste per garen elektorale te 23 qershorit, ne qarkun e Elbasanit. Kreu socialist, Edi Rama, prezantoi dje prurjen e re, e cila aktualisht eshte dekane e fakultetit te Ekonomise ne Universitetin “Aleksander Xhuvani”. Nga selia e partise, Rama tha se ne 23 qershor, zgjedhesit duhet te zgjedhin mes dy skuadrash. Mes nje skuadre te lodhur kukullash te pronarit te PD dhe skuadres kombetare te Rilindjes. “Sot une jam i bindur se ne po i japim Elbasanit nje arsye me shume dhe shume te forte jo vetem per ta zgjedhur, por dhe per ta besuar deri ne fund skuadren tone. Me mirenjohje une e pershendes dhe e falenderoj dekanen e Fakultetit Ekonomik te universitetit “Aleksander Xhuvani” te Elbasanit, Evis Kushi per shembullin e shkelqyer qe po i jep botes akademike shqiptare duke u perfshire drejtperdrejte ne perpjekjen per nje Rilindje Shqiptare”, - prezantoi Rama. Ai tha se Kushi bashkohet per te kontribuuar per qytetin e saj ku ka vendosur te ndertoje jeten e familjes se saj te re. “Per Partine Socialiste te Elbasanit dhe per te gjithe ne, perfshirja e Evis Kushit ne Skuadren Kombetare te Rilindjes eshte nje arsye me shume per t’u krenuar perpara Elbasanit dhe gjithe Shqiperise per kete skuader fituese”, - shtoi Rama. Sipas tij, PS ka pa asnje dyshim programin e vetem per te nxjerre Shqiperine nga kriza ekonomike, sociale dhe demokratike dhe per ta rilindur vendin tone. Rama theksoi se PS ka pa asnje dyshim programin qe e ben me te qarte se asnjehere zgjedhjen e shqiptareve, mes rrenimit te metejshem apo nje Rilindje Shqiptare. Nga ana e saj, kandidatja per deputete, Evis Kushi tha se ne keto 15 vjet te karrieres se saj profesionale eshte perpjekur maksimalisht te jap kontributin e saj per fakultetin ekonomik te universitetit “Aleksander Xhuvani”. “Jam shume e lumtur qe PS me ka dhene mundesine, qe ky kontribut te jete me shume sesa kaq. Gjate gjithe ketyre viteve, une i kam qendruar larg politikes per shkak te problematikave qe ajo ka shfaqur ne realitetin shqiptar ose per shkak te paragjykimeve qe ne pergjithesi opinioni publik ka per sa i takon moralit te klases politike shqiptare, megjithate sot une e kam kuptuar dhe jam shume e bindur qe nuk duhet te terhiqem me”, - shtoi Kushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›