E Diel, 1 Nëntor 2026

F1 – Abu-Dabi ndalesa e radhës

STAMBOLL, 6 dhjetor /ATSH-AA/ – Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 24-t dhe të fundit të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Abu-Dabit.

Gara do të zhvillohet me 58 xhiro në pistën “Yas Marina” me gjatësi prej 5,2 kilometrash në ishullin Yas të Abu-Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Xhirot e renditjes u mbajtën sot, ndërsa gara të dielën më 7 dhjetor, në orën 14:00.

Para garës së fundit, piloti i McLaren-it, britaniku Lando Norris, me 408 pikë të grumbulluara gjendet në vend të parë në klasifikimin e pilotëve.

Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, pas fitores së javës së kaluar në Katar, arriti në 396 pikë dhe u ngjit në vend të dytë. Ndërkaq, në vend të tretë ndodhet piloti australian i McLaren-it, Oscar Piastri me 392 pikë. 

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipet përpara të Grand Prix-it të Abu Dhabi-t janë si në vijim: 

– Pilotët:

1. Lando Norris (Britani e Madhe): 408 pikë

2. Max Verstappen (Holandë): 396 

3. Oscar Piastri (Australi): 392 

4. George Russell (Britani e Madhe): 309 

5. Charles Leclerc (Monako): 230 

– Ekipet: 

1. McLaren: 800 

2. Mercedes: 459 

3. Red Bull Racing: 426 

4. Ferrari: 382

5. Williams: 137./  /Ab.Ab./

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›