E Martë, 3 Nëntor 2026

“FBI hetim për 6 mln e paguar nga Berisha për kontratën e lobimit”, Petraj: Trump nuk të fal nëse përdoret emri i tij

Përgënjeshtrimi që djali i presidentit amerikan i bëri PD-së për takimin e pretenduar të kryeministrit Edi Rama me Donald Trump Jr., në Beograd, ishte një nga temat e diskutuara në emisionin “Studio Live” të Report Tv me dy të ftuarit.

Avokati Edmond Petraj, u shpreh se “Donald Trump nuk të fal nëse përdoret emri i tij dhe FBI do të nisë hetimet pas këtij rasti”.

Ai e cilësoi skandaloz përdorimin e emrit të presidentit amerikan Donald Trump nga njerëz afër tij, si Chris LaCivita.

“Po përdoret imazhi i presidentit Trump, zv/presidentit apo këshilltarëve të afërt, si suport e mbështetjes gjoja nga SHBA tek PD-ja. Përdorin LaCivita dhe ai më tej teksa ndërhyn për lobim tek administrata e Trump, tek Rubio dhe më gjerë. Unë garantoj se FBI ka nisur hetimet apo do nisë hetimet për 6 mln dollarë të kontratës së lobimit si krim zgjedhor dhe fushatës elektorale më tej. Trump nuk të fal kur përdoret emri i tij, kemi edhe rastin e ish-presidentit Biden me djalin në një marrëveshjeje armësh në Ukrainë që u tentua të implikohej. Unë them se Trump nuk toleron, nuk të fal nëse përdoret emri i tij apo tentohet nëpërmjet lobimit në emër të tij, do e shohim. Edhe te hetimi i SPAK me të gjithë skanimin, por edhe me hetimet në Amerikë nga FBI, do verifikohet, të jeni të sigurt që do ketë veprime konkrete”, tha avokati për Report Tv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›