E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

Arritja në finalen e “play off”-it të Botërorit e ka ndihmuar Kosovën që të ngjisë shkallët në renditjen e FIFA-s.

Kjo trajektore pozitive ka bërë që vetë FIFA t’i dedikojë një vëmendje të veçantë Kosovës në rrjetet sociale, duke i dhënë jehonë faktit që pas 10 vitesh nga anëtarësimi zyrtar në këtë institucion, ka arritur të pozicionohet në vendin e 78-të.

“Kosova vazhdon të rritet. Pavarësisht se nuk ia doli të siguronte Botërorin, pozicionohet e 78-ta në botë. Eliminatoret e saj ishin të jashtëzakonshme për t’u pozicionuar në vendin e dytë në grup”, shkruhet mes të tjerash në postimin e FIFA-s.

Në vitin 2016, Kosova renditej në vendin e 190-të, por hap pas hapi ka arritur që të marrë rezultate pozitive dhe të shndërrohet në një realitet të bukur të futbollit europian.

Kosova mundi 4-3 Sllovakinë në gjysmëfinalen e “play off”-it, por ëndrra për të shkuar në Botëror u ndërpre në finale kundër Turqisë me humbjen minimale në Prishtinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›