FIRENCE – Tension në aeroport gjatë protestës për GKN-në

FIRENCE, 18 tetor /ATSH-ANSA/ — Disa qindra protestues të marshimit për ish-fabrikën GKN në Campi Bisenzio, e cila u mbyll katër vjet më parë, devijuan rrugën e parashikuar dhe hynë brenda aeroportit të Firences.
Ata thyen kordonet e policisë dhe arritën tek sportelet e check-in-it, duke qëndruar rreth 30 minuta brenda, përfshirë edhe katin e parë.
Forcat e rendit reaguan për të parandaluar hyrjen në pistë.
Zyrat e kompanive ajrore u mbyllën dhe pasagjerët u frikësuan nga situata, ndërsa protestuesit shoqëroheshin nga britma dhe kore./Ad.Ab./